Këngëtarja Tuna dhe bashkëshorti i saj, Patris Berisha, janë dy nga personazhet më të përfolur në media.
Jo pak herë në pah u vu edhe jeta e tyre private, në veçanti marrëdhëniet e acaruara që Tuna ka me vëllain e Patrisit, dhe njëherësh kolegun e saj, këngëtarin Robert Berisha.
Ka qenë Roberti, ai i cili në disa dalje televizive ka bërë të ditur se nuk komunikon me Tunën, teksa për Patrisin dhe djalin e tyre Tianin, është në gjendje ta jap edhe jetën.
Si kundër, Tuna në një intervistë për “Prive” dhënë javë më parë, deklaroi se është ‘hermetike’ sa i përket jetës së saj, dhe se ajo çfarë të tjerë thonë për të, nuk ka vlerë.
E mbas gjithë kësaj kohe, vjen për herë të parë edhe një deklaratë nga ai që qëndroi gjithmonë në heshtje – Patrisi.
Ky i fundit, së bashku me Tunën janë të ftuar sonte (e shtunë) në emisionin “Xing” me Ermal Mamaqin, në të cilin mes duket kanë folur për herë të parë rreth kësaj çështje.
Në promon e emisionit të publikuar në rrjetet sociale, Patrisi shihet teksa pyetet nga Ermali nëse do t’i thotë diçka Robertit, dhe ai përgjigjet duke thënë: “Vëllai ka vendin e vet, gruaja e ka vendin e vet. Tani unë kam familjen time. Për mua më e rëndësishme është gruaja dhe djali im më shumë se çdo gjë tjetër në botë”.
Duket se raportet jo të mira mes kësaj familje, kanë marrë një jehonë të panevojshme mediatike, të krijuar nga vet personazhet në fjalë.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...