Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në zbatim të vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme ka ekzekutuar konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe paluajtshme të shtetasve Redjan Rraja dhe Marsela Çiça dhe mjetin luksoz të modeles, Kejvina Kthjella.
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e dy familjarëve të Redjan Rrajës për të shfuqizuar sekuestron e 9 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të të dënuarit përjetë për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.
GJKKO ka lënë në fuqi vendimin nr. 05, të datës 7 shkurt 2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në vendimin e sotëm përcakton që shpenzimet procedurale të gjykimit në Apel, t’i ngarkohen ankuesve.
Pasuritë e nipit të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, përfshijnë apartamente, garazhe, një orë e kushtueshme “Rolex” dhe disa makina. Mes pasurive të sekuestruara nga GJKKO është edhe mjeti tip “Audi” që përdorej nga modelja Kejvina Kthella, e cila në dosjen hetimore të SPAK rezulton të jetë partnerja e Rrajës.
Modelja e njohur e showbizit madje është marrë në pyetje për marrëdhënien e saj intime me të arrestuarin për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku, pasi një natë para atentatit Redjan Rraja ka qenë në shtëpinë e Kejvinës./A2Cnn
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...