Komentuesit tentojnë ta frikësojnë Noizyn: Pas Feros, radhën e ke ti

09:38 | 23 Mars 2018
Arbresh.info

Ditën e djeshme reperi Fero, ishte një ndër personat më të komentuar dhe më të përfolur nga mediat në internet.

Ditën e sotme ngjarja ka marrë një tjetër rrjedhë pasi dikush është munduar të kërcënojë reperin më të famshëm shqiptar të momentit, Noizyn

Një nga komentuesit i ka shkruar reperit, pasi ky i fundit kishte publikuar një foto në rrjetin social Instagram, “Mas Feros e ke radhën ti”.

Me sa duket Noizyt nuk i ka pëlqyer aspak kjo gjë dhe ja ka kthyer menjëherë komentin duke e lënë më “gisht në gojë”.

“Fshi buzët se i ke me qumësht”, ky ishte reagimi i menjëhershëm që Noizy i bëri komentuesit.

Me sa duket komentuesi është frikësuar nga komenti i reperit dhe pas disa minutash ka shkruar, “Ti je i pari gjigant”.

Noizy dihet se ka pasur konflikt me Cozmanin dhe Albert Krasniqin në Prishtinë, ku reperi nga Shqipëria mbeti i plagosur./intv/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme