Ermal Fejzullahu qartazi cilësohet si një prej këngëtarëve më të pëlqyer në estradë.
Ai ka aq shumë fansa, sa kudo që këndon mblidhen për ta dëgjuar e për të ndjekë performancën e tij.
Por jo vetëm kaq. Ermali përpos zërit, e këngëve të shumta ka edhe një zemër të madhe që sot vendosi ta ndajë me shqiptarët.
100 mijë euro ka vendosur që t’i dhurojë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, e kjo është dukshëm gjë e madhe, veprim i madh dhe shumë i vlerësuar nga të gjithë.
Avokati Arianit Koci ka komentuar këtë, duke thënë se është një lajm fantastik, e se Ermali e paska zemrën e madhe.
Sigurisht se është zemër e madhe ajo që dhuron në këto ditë shumë të rënda për Shqipërinë, e Ermali e ka dëshmuar këtë në shumë raste jo vetëm sonte.
Postimi i plotë:
Ermal Fejzullahu nuk më pëlqen – as si këndon, e as si duket.
Tjetër shije kam une.
De gustibus non est disputandum
Për shije nuk diskutohet.
Në fakt, babën e tij e kom shumë ma simpatik. Kujt nuk i pëlqen “Pranvera në Prishtinë?”
Por, 100.000 euro donacion?
C’mon!
Kjo është lajm fantastik.
Bravo Ermal!
E paske zermrën e madhe.
Po thonë që po reklamohesh pak.
S’ka lidhje. Ok është.
Kushdo që jep aq shumë, e meriton që t’a respektojmë – edhe nëse e shfrytëzon situatën për promovim personal.
Me rëndësi është me ndihmu!
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...