Kledi Bahiti në lidhje me artisten e “Kënga Magjike”?!

23:15 | 3 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Kategoria “New Artist” e “Kënga Magjike” e këtij viti ka qenë më e fortë se kurrë, nisur nga projektet dhe materialet me të cilat janë prezantuar artistët e talentuar.

Një nga këngëtaret që është vlerësuar më shumë në këtë kategori është Krusita.

Ish pjesëmarrësja e “Gjeniut të Vogël”, është prezantuar me këngën “Akull”, një projekt muzikor që është pëlqyer shumë dhe është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale, i cili mban firmën e kompozitorit Kledi Bahiti, nga “Threedoots”.

Por mesa duket bashkëpunimi i Kledit dhe Krusitës nuk është vetëm profesional pasi përflitet që midis tyre mund të ketë një lidhje dashurie.

Kohët e fundit Kledi është parë vazhdimisht në shoqërinë e Krusitës, madje e ka shoqëruar edhe gjatë provave të ”Këngës Magjike” gjë që në fakt zakonisht ndodh ne marrëdhënie shumë të ngushta mes producentit dhe artistit.

Por nga ana tjetër Kledi,vetë ka pranuar në një intervistë për “Thumb”, e cila do të transmetohet shumë shpejtë, që në studion muzikore gjatë prodhimit të një kënge mund të ketë dhe lindje ndjenjash.

Më specifikisht ai thotë: “Zakonisht kur krijon një material muzikor dhe vjen këngëtarja në studio, në momentin që material i rri shumë mirë dhe ajo mund të ketë dhe “sex appeal”, sigurisht që ka shkëmbim energjie, aq më tepër kur mund të jetë materiali baladë”. Për rastësi dhe material i Krusitës ndodh të jetë një baladë, dhe çfarë balade.

Siç ndodh zakonisht në të tilla raste është koha ajo që do të tregojë nëse bashkëpunimi midis Kledit dhe Krusitës është vetëm profesional apo do të konfirmohen fjalët se midis tyre ka nisur një histori e re dashurie.

Gjithsesi nuk besojmë të jetë i largët momenti që do të konfirmohet, nisur nga emocionet dhe ndjenjat që përcjell kënga e krijuar prej tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme