Balerina shqiptare me famë në Itali, Klaudia Pepa ka qenë mbrëmë e ftuar në Festivalin e Filmit në Venecia, një nga eventet më të mëdha ku parakalojnë në tapetin e kuq aktorë, regjisorë e producentë nga e gjithë bota.
Klaudia i ka mahnitur të gjithë me pamjen duke u shfaqur me një fustan të zi shumë elegant që i tregonte më së miri format perfekte trupore.
Balerina e kishte plotësuar veshjen me aksesorë, si varëse, byrzylyk e unazë me diamante që e bënin të shkëlqente edhe më shumë. Detaje të tjera në look-un e Klaudias ishin flokët me onde dhe makeupi natyral.
Në fotot e postuara në rrjete sociale, Klaudia e quajti: “magjik” parakalimin në tapetin e kuq të këtij eventi.
Për balerinën shqiptare kanë shkruar edhe mediat e huaja si prestigjiozja “Corriere della sera” apo “Vanity Fair”.
Më poshtë ju sjellim disa foto nga paraqitja e saj në Festivalin e Venecias.
‘A e di ku ke ardh?’, Atilla i kundërpërgjigjet Xhenetës
Çitaku në 4-vjetorin e arrestimit të Thaçit e Veselit: Diell...
Pse votohet të martën në zgjedhjet amerikane?
Zëvendëskryeministri i Luksemburgut i sjell Kurtit napolitan...
U tha se ka dhënë dorëheqja pas paraqitjes në SPAK, kryebash...
Ish-drejtori i Arsimit në Drenas i akuzuar për korrupsion th...