Kjo nuk pritej! I fejuari i Marina Farës dikur i dashuri i Rozana Radit

15:54 | 29 Mars 2017
Arbresh.info

Ajo është një nga vajzat më të përfolura të showbiz-it. E njohur për format e saj joshëse dhe jetën luksoze, vajza e këngëtares së famshme Eli Fara, Marina, ka arritur të bëjë për vete shumë fansa.
Bukuroshja seksi festoi dy ditë më parë 31-vjetorin dhe në të njëjtën ditë publikoi për herë të parë edhe të fejuarin.

Teksa publikoi foto në rrjetet sociale ku shihej përkrah partnerit të saj, Marina vendosi të rrëfejë për historinë e saj të dashurisë vetëm duke shkruar përkrah fotos dy zemra. Të njëjtën foto, të realizuar gjatë festës së ditëlindjes së vajzës së Eli Farës, e publikoi në profilet e tij në rrjetet sociale edhe i fejuari i saj.

Por kush është djali që u përfol aq shumë në media si një biznesmen i famshëm i ish-Bllokut dhe për lidhjet me Edi Ramën? Burime të “VIP Pages” të “Gazetës Shqiptare” kanë treguar se ai quhet Edi Ismaili, dhe në fakt nuk ka asnjë klub në ish-Bllok.

“Ka një lokal me të motrën dhe kujdesen të dy për të. Ai është marrë me club-e në Tiranë dhe në Belgjikë, i pëlqen jeta e natës dhe, natyrisht, e bukura”, tregojnë njerëz pranë tij, teksa theksojnë se Edi jeton mes Belgjikës, Tiranës dhe Shkodrës, qyteti ku ka lindur. 40-vjeçari është njohur disa muaj më parë me Marinën dhe janë dashuruar, ndërsa të njëjtat burime rrëfejnë se kohë më parë ai ka qenë në një lidhje me Rozana Radin.

“Është ish-i dashuri i Rozanës, kanë qenë disa kohë bashkë ata, derisa mbaroi”, tregon burimi.

Miq të djaloshit që arriti të bënte për vete Marina Farën, tregojnë se Edi ka pasur një jetë jo shumë të lehtë dhe plot drama.

“Para pak kohësh i ka vdekur e fejuara në një aksident, së bashku me nënën dhe babain e tij”, tregojnë më tej miqtë e Edi Ismailit, të cilët shpjegojnë se për shkodranin nuk ka qenë e lehtë ta kalonte atë dramë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme