Kjo modele quhet ”mbretëresha e errësirës”

08:11 | 20 Korrik 2018
A. B.

Një modele afrikane është bërë shumë e famshme në “Instagram”, aty ku tregon me krenari bukurinë e ngjyrës së lëkurës së saj.

Nyakim Gatwech, 25-vjeçarja nga Sudani Jugor quhet Mbretëresha e Errësirës për shkak të lëkurës së saj të zezë.

Modelja jeton në Mineapolis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e përdor “Instagramin” jo vetëm për të treguar trupin, por edhe për të qenë avokate e diversitetit dhe të flasë për ata që nuk kanë mundësi t’u dëgjohet zëri.

“E dashura lëkura ime e errët, e nxirë nga dielli, e djegur apo çfarëdo që mund të të quajnë: ti je shumë e bukur dhe kam dashuri të pakufi për ty sepse ti je e imja”, shkruan në Instagram modelja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme