Kjo këngëtare nesër publikon këngën e re

09:14 | 15 Shkurt 2017
Arbresh.info

Aida Doci nesër sjell këngën e saj më të re e cila do të titullohet ‘Ndjesë’. Xhirimet e klipit kanë përfunduar në Turqi.

Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i saj Naser Qeli i cili për arbresh.info tha se planet e Aidës për vitin 2017 do të jenë mjaft të bujshme.

‘Ajo ka udhëtuar drejt Turqisë për të realizuar videoklipin e saj më të ri. Pas publikimit të tij Aidën mund ta gjejmë nëpër mbrëmje festive dhe ture muzikore’ tha menaxheri i këngëtares.

Si duket ajo e ka filluar mbarë këtë vit dhe vokali është pika e saj e fortë, por kuptohet duke e kombinuar me pamje fizike dhe me paraqitje atraktive./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme