Bukuroshja Arta Nitaj është gjithmonë shumë e përfolur për imazhet provokuese që ajo ndan me ndjekësit në rrjetet sociale.
Ajo shpesh publikon fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme apo pushimet luksoze, ndërsa në të shumtën e rasteve ngacmon imagjinatën e fansave me linjat e saj trupore.
Një gjë të tillë, Nitaj e ka bërë edhe në imazhin e fundit të ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ku ka pozuar në saunë.
Teksa ka shijuar relaksin dhe efektet e mira që jep sauna, bukuroshja e njohur nuk ka hezituar që të realizojë një fotografi në bikini, duke theksuar figurën e saj trupore.
Modelja dhe aktorja me prejardhje nga Peja është e kujdesshme ndaj ushtrimeve në palestër, ku si rezultat i tyre arrin që të ketë një trup kaq fin.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nuk kanë munguar, një pjesë e mirë e të cilëve e kanë komplimentuar Artën për fizikun e saj.
Arta u bë e njohur nga hit-seriali “O Sa Mirë”, ku luante rolin e ‘Xhesikës’, teksa më pas u shfaq edhee në programe të ndryshme televizive si moderatorë. /Telegrafi/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...