Kjo foto e Elitës, Zërit dhe Gjikos është gjëja më e bukur që pamë sot

21:09 | 26 Mars 2019
Trina Galanxhi

Moderatorja Elita Rudi, reperi Gjiko dhe vogëlushi i tyre i quajtur Zëri janë kthyer në një nga familjet më të komentuara në media.

Rikujtojmë se së fundmi u organizua një festë madhështore për vogëlushin i cili ka ardhur në jetë më datën 20 shkurt. Në kuadër të 1-mujorit të tij të parë siç e do tradita, duke qenë se Zëri është edhe nipi i parë i shtëpisë, u bë një festë me të afërmit e dyshes.

Por, përveç këtyre fotove që patë, të cilat janë shkrepur gjatë festës, para disa minutash Elita ka publikuar një foto në Instagram, që është portreti më i bukur familjar i tyre dhe njëkohësisht gjëja më e këndshme që pamë sot.

“Dashuria e një familjeje është bekimi më i madh i jetës!”- shkruan bukuroshja krah fotos.

Gjiko, Elita dhe Zëri shfaqen sy mbyllur dhe shumë pranë njëri-tjetrit. Nuk mund të dukeshin një familje më perfekte se kaq!

https://www.instagram.com/p/BvepmmrFHex/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_locale_test

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme