Transferimi i Flori Mumajesit nga Shqipëria në Kosovë ka bërë jo pak zhurmë në media, të cilat kanë aluduar edhe mbi motivet që e çuan kantautorin e famshëm drejt këtij vendimi.
Në fakt, artisti jo vetëm që u largua nga Shqipëria, por, edhe siç thuhet, ka blerë një shtëpi në Prishtinë. Natyrisht, kjo iniciativë e Florit i la të gjithë me gojëhapur, sepse arsyet që e lidhnin me Shqipërinë ishin të shumta, nisur që nga familja, për të vazhduar me studion e tij “Three Dots”, miqtë dhe bashkëpunëtorët.
Por ku ka motiv më të madh se dashuria që të shtyn të bësh “çmenduri”? Burime të “Bluetooth” tregojnë se pikërisht dashuria e ka çuar kantautorin drejt vendit fqinj. Kjo arsye është përfolur edhe më herët në media, megjithatë ne kemi zbuluar se gjërat mes Florit dhe vajzës në fjalë kanë kaluar tashmë në një nivel tjetër.
Sipas burimeve, kantautori është duke bashkëjetuar me një prezantuese nga Kosova, në vilën e tij në një qendër rezidencash në periferi të Prishtinës. Ai dhe bukuroshja në fjalë u bënë disa muaj që jetojnë bashkë dhe janë tejet të lumtur. Sipas fqinjëve të tyre, Flori dhe moderatorja e famshme shihen gjithmonë bashkë dhe janë thuajse të pandashëm nga njëri-tjetri, shkruan GSH.al.
Por, ajo që e bën të pazakontë këtë lidhje është fakti se vajza që i ka fituar zemrën Flori Mumajesit është pikërisht Liberta Spahiu, moderatorja aq shumë e përfolur për një lidhje me Getoar Selimin.
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha