Samiti i G20-ës, që u mbajt javën e shkuar në Hamburg, mblodhi në tryezën e rrumbullakët figurat më të rëndësishme të politikës mbarëbotërore.
Por, përtej temave si ekonomia globale, lufta kundër terrorizmit, ndryshimet klimatike dhe krijimi i një tregu të përbashkët financiar, ky takim u kategorizua edhe nga parada e fisshme e Zonjave të Para.
Nëse deri më tani tabloidët e ndryshëm kishin në qendër të vëmendjes dy zonjat e para të ShBA-së dhe Francës, Melania Trump dhe Brigitte Macron, lufta e stilit është bërë akoma më e fortë pas shkëlqimit të Zonjës së Parë të Argjentinës, Juliana Awada . 43-vjeçarja Awada, një businesswoman e njohur me origjine libanezo-siriane, është aktualisht gruaja e tretë e presidentit argjentinas Mauricio Macri, me të cilin ka edhe një vajzë. Zonja e Parë e Argjentinës është zgjedhur si First Lady më elegante për vitin 2017, duke e paralelizuar me ikonën Jacqueline Kennedy.
,
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...