Duket se 30-vjetori i ka hapur disa probleme Rita Orës e cila përveçse është përballur me një lumë kritikash nga fansat, ka marrë edhe një gjobë të majme.
Sipas “DailyMail” plot £10,000 do u paguajë këngëtarja shqiptare autoriteteve britanike.
Rita ka reaguar menjëherë pas publikimit të lajmit dhe ka kërkuar publikisht falje. Ajo është shprehur se ky vendim ishte i nxituar me mendimin se Britania e Madhe po dilte nga izolimi dhe se nuk kishte problem nëse organizonte një festë. Rita thotë se ky ishte një gabim i pafalshëm dhe serioz nga ana e saj.
Pak orë më parë, Rita kërkoi edhe falje publike për veprimin e saj.
“Përshëndetje të gjithë,
Unë organizova një festë të vogël me miqtë e mi për të festuar 30-vjetorin. Ky vendim ishte një nxitje e momentit me pikëpamjen e gabuar se ne po dilnim nga izolimi dhe se kjo ishte OK…
Më vjen shumë keq që theva rregullat dhe e kuptoj se kjo i vë njerëzit në rrezik. Ky ishte një gabim serioz dhe i pafalshëm. Duke pasur parasysh kufizimet e kuptoj se sa të papërgjegjshme ishin veprimet e mia dhe unë marrë përgjegjësinë e plotë për to.
Ndihem veçanërisht në siklet kur kuptoj se sa fort kanë punuar njerëzit për të përballuar këtë sëmundje të tmerrshme dhe jam plotësisht e vetëdijshme për sakrificat që njerëzit dhe bizneset kanë bërë për të na ndihmuar ne që të jemi të sigurt. Edhe pse kjo nuk do e ndreqë gabimin, dua të kërkoj sinqerisht falje”, shkruan Rita në reagimin e saj./lpasi/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...