Sa po i sjell fitim Nihanit profesioni i saj
Falë talentit të saj për aktrim e natyrisht edhe bukurisë, aktorja e njohur, Neslihan Atagu, siç raportojnë mediat turke po fiton shuma marramendëse nga kontratat që po lidh edhe me kompanitë e ndryshme për t’u bërë fytyrë reklamuese.
Haberturk raporton se aktorja ka nënshkruar një kontratë në vlerë prej 300 mijë eurove. Ndërkohë që pak muaj më parë kontrata tjetër që ka nënshkruar me një kompani shamponësh ka qenë 250 mijë euro.
Po ashtu raportohet se çdo javë Atagul fiton 10 mijë euro për angazhimin e saj në serial.
Neslihan Atagul, tek ne është e njohur për rolin e “Nihanit” tek seriali “Kara Sevda”.
Angazhimi saj në këtë serial i ka dhënë famë edhe më shumë e përveç kësaj po del që të jetë mjaft profitabil dhe nga ana financiare.
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...