Kjo është lamtumira e Armend Rexhepagiqit për motrën që i ndërroi jetë

00:57 | 17 Prill 2020
Trina Galanxhi

Lajmi për vdekjen e Violeta Rexhepagiqit ka tronditur të gjithë e sidomos familjen.

Mëngjesin e ditës së sotme ka vdekur ajo dhe të gjithë që e kanë dashur muzikën e saj kanë ndje keqardhje.

Edhe vëllau i saj Armend Rexhepagiqi, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, i ka dhënë lamtumirën e fundit motrës së tij gazetares Violeta Rexhepagiqi.

“Lamtumirë”, ka shkruar Rexhepagiqi, duke e shoqëruar edhe një fotografi të motrës së tij.

Violeta Rexhepagiq, e cila ndërroi jetë sot, përveç që është marrë me muzikë, ka qenë pjesë e Radio Televizionit të Prishtinës, pastaj Radio Televizionit të Kosovës, por ka punuar edhe si reporterë gjatë luftës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme