Kjo është këngëtarja që po e përkrah paradën e komunitetit LGBTI

10:34 | 10 Tetor 2018
A. B.

Skenës muzikore shqiptare dita ditës po i shtohen këngëtarë të rinj shumë të talentuar, të cilët po sjellin një frymë të re në tregun tonë muzikor.

Donika Shabani është këngëtarja më e re e labelit “On Records”, e cila ka vendosur të debutojë në skenë me emrin e saj artistik Nikka, shkruan portali arbresh.info

Por kësaj radhe ajo ka postuar disa imazhe në rrjete sociale ku ka treguar se sot është në përkrahje të paradës së komunitetit LGBTI e cila do të mbahet sot në sheshin ‘Skënderbeu’ rreth orës 11:30 në Prishtinë.

Në këto imazhe shihet se këngëtarja më e re e estradës është tejet e emocionuar për paradën e këtij komuniteti. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme