Ibrahim Tatlises është një ndër këngëtaret më të mëdhenj të shtetit turk.
Ai pothuajse në çdo cep të globit ka dashamirës, ashtu sikurse edhe në Kosovë.
Këngëtari vite më parë ishte cak i atentati që për fat nuk i mori jetën 65-vjeçarit, ku një plumb e goditi në krahun e djathtë të kokës.
Megjithëse një pjesë e trupit i është paralizuar, Tatlises thotë se është me çëndësi që po mund të ecë dhe të flas.
“Po eci, po shëtiti, çfarë mund të kërkoj më tepër. Nuk mund të humb shpresën te Zoti. Më nxorri nga shpella dhe më ktheu në saraje. Ai më dha aeroplan, më dha vila. Ato që më i dha ishin të bukura dhe këtë të fundit, jo”, tha ai ndër të tjerash për Kanal B
Ditë më parë këngëtari hapi edhe një restorant të ushqimeve në Seyrantepes të Stambollit dhe dukej mjaft mirë sa i përket gjendjes shëndetësore.
Ndryshe, Tatlises muaj më parë ka premtuar se do të sjell këngën e parë pas riaftësimtit, i cili do të jetë në gjuhën kurde./Telegrafi/
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...