Media rozë është marrë shumë me lidhjen, fejesën e martesën e moderatorit Labinot Gashi-Labi.
E kush nuk shkruajti e nuk tha diçka për të dhe të përzgjedhurën e tij? Të gjithë u morën nga pak, duke e aktualizuar shumë Labin, shkruan kosovarja
Ndonëse u bë e famshme, kuptojmë se Qëndresa Bajramit asnjëherë nuk i ka pëlqyer vëmendja e medias, madje shumë shpesh është ndjerë keq kur e ka parë emrin e saj duke bërë xhiro nëpër portale.
Ndryshe nga bashkëshorti i saj, i cili është tejet i lidhur me median për çka edhe e gëzon statusin e personit publik, Qëndresa e do qetësinë dhe nuk i pëlqen fare të jetë e përfshirë në vorbullën e diskutimeve publike.
U tha shumë herë se ajo është shtatzëne, madje u tregua edhe gjinia e bebes. Burime të “Kosovares” pranë çiftit, bëjnë të ditur se nuk ka asgjë të vërtet në këtë mes dhe se Labi e Qëndresa nuk po bëhen akoma prindër./kosovarja/
”Karta e Romës”: ”Albania” fjala më e kërkuar e medias itali...
Mark Zuckerberg konfirmoi: Më shumë se 100 milionë përdorues...
Për çfarë e vë në siklet Sara-Drilonin?
Kosova dhe Shqipëria mbledhje të përbashkët Kuvendi, publiko...
Rina Balaj thumbon Butrint Imerin: Është i mbivlerësuar
Gresa e imiton Drilonin se si e përqafoi Saren për herë të p...