Google ADS

Kjo është domethënia interesante e emrit të artistes së madhe Inva Mula

01:31 | 12 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Inva Mula është njëra ndër këngëtaret tona e cila përveç zërit dhe paraqitjes që ka, është edhe një person me një jetë interesante.

Duke mos dashur të ndalemi te jeta private e këngëtares Mula, e cila është një tregim apo novelë në vete. Ne kemi zgjedhur që të flasim për prejardhjen dhe domethënien e emrit të saj.

Kuptohet se para se Inva të vinte në këtë jetë, atëherë kur prindërit e saj kishin kuptuar se është vajzë, kishin vendosur që ta emëronin me një emër që askush deri atëherë nuk e kishte.

Babai i saj i cili është artis dhe i përket fushës së artit Avni Mula, ishte ai që kishte vendosur ta pagëzonte të bijën me një emër të veçantë.

E gjithë historia e emrit të Invës ka një domethënie të qartë ku atë e lidh shumë me babain e saj Avniun.

E ky i fundit kishte vendosur që të bijës që sapo kishte ardhur në këtë jetë, e cila ia kishte marr zemrën, t’ia vinte emrin e tij. Do me thënë, emrin e tij Avniu e kishte kthyer nga mbrapsht, e që kishte marr kuptimin unik të emrit të sopranos tonë të njohur Inva, shkruan “Kosovarja”.

Këtë histori e ka pohuar vet artistja para shumë kohësh në një intervistë televizive.

Vërtet emri Inva, është i veçantë unik dhe tingëllon shumë bukur.

inva-mula-1 inva-mula-2

inva-mula-3

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme