Google ADS

Kjo është dhurata që Mozzik i bëri vëllait për ditëlindje

22:52 | 13 Qershor 2019
A. B.

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, feston ditëlindjen e tij të 28-të.

Me këtë rast ka pranuar urime të shumta nga fansat e tij, duke mos munguar edhe një urim i veçantë nga vëllai, Mozzik, shkruan portali arbresh.info

Por, nuk kanë munguar as dhuratat, ishte Loredana ajo e cila e befasoi reperin me një tortë, e që Getinjo e falënderoi publikisht atë.

Ndërsa, vëllai i tij, Mozzik, ia ka dhuruar atij një xhaketë të markës “Diesel”, e të cilën Getinjo ua tregoi fansave në Instagram.

“Faleminderit vëllai im Mozzik, të dua”- ka shkruar Getinjo.

Ndryshe, dyshja janë reperë mjaft të suksesshëm, të cilët deri më tani kanë sjell një sërë projektesh dhe bashkëpunimesh me emra të njohur./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme