I ftuar sot në “E Diell”, Fero ka folur për herë të parë për ngjarjen e bujshme në të cilën u përfshi Loredana e cila ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave së fundmi.
Pavarësisht se dikur i bënin ‘diss-a’ njëri-tjetrit, reperi u shpreh se drejtësia do e gjejë të vërtetën.
“Duke qenë se jam pjesë e showbizit, e kam parë ngjarjen si gjithë të tjerët, mund të them se çfarëdo gjëje që ka ndodhur, shpresoj që drejtësia ta gjejë rrugën e vet”, u shpreh Fero.
I pyetur nëse e dëgjon muzikën e ish-pjesëtareve të këtij labeli, Fero u përgjigj:
“Unë kam një lloj shijeje komplet ndryshe të muzikës sikurse të gjithë si Kida, Getinjo, Mozik dhe Loredana kanë një tjetër shije. Ndoshta as ata nuk e dëgjojnë muzikën time dhe këtu nuk ka vend për keqkuptime”. /Xing.al
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë