Google ADS

Kjo është dashuria e parë e Kylie Jenner

15:57 | 12 Mars 2019
A. B.

Kylie Jenner është femra më e re milionere në mbarë botën.

Miliardin e saj të parë, pjesëtarja e klanit Kardashian/Jenner e ka arritur falë suksesit të madh të linjës së saj të kozmetikës, Kylie Cosmetics, shkruan portali arbresh.info.

Së fundmi Kylie ka prezantuar veturën e saj më të re përndryshe siç e ka quajtur ajo, dashurinë e saj të parë.

“Dashuria ime e parë”, është mbishkrimi që ajo i ka lënë fotos.

Vetura e markës “Mercedes” duket se është e preferuara e saj, edhepse ka edhe shumë të tjera që kapin çmime marramendëse por siç duhet marka Merecedes qenka dashuria e saj e parë. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme