Për shumë prindër, datëlindja e parë e fëmijës është një moment solemn që meriton të festohet në lartësinë e duhur, që shpeshherë përkthehet në një festë të madhe me animatorë, lojëra të ndryshme dhe shumë dhurata.
Sigurisht që kur je pjesë e botës së madhe të showbizit hollywood-ian, këto festa janë mundësia më e mirë për të propozuar trendin e radhës, por edhe shpërfaqur luksin e paanë. Kim Kardashian për shembull, është kujdesur që çdo festë datëlindjeje e fëmijëve të saj të mos kalojë pa u vënë re, përkundrazi kanë qenë aq ekstravagante sa për to është folur gjatë në shtypin amerikan dhe jo vetëm.
Megjithatë Serena Williams nuk ka ndërmend aspak të bëjë diçka të tillë. Tenistja e famshme, që mbart mbi shpatulla një sërë çmimesh në turnetë më të rëndësishme të globit, është bërë nënë për herë të parë më 1 shtator të 2017-ës, mirëpo ka zgjedhur të mos i organizojë asgjë të bijës.
Ajo dhe bashkëshorti Alexis Ohanin, një biznesmen i njohur amerikan, janë relativisht të pasur, por mesa duket kanë vendosur të mos shpenzojnë asnjë qindarkë për datëlindjen e Olympia-s, vajzës së tyre. Arsyeja as që do t’u shkojë ndërmend. Janë që të dy dëshmitarë të Jehovait dhe besimi i tyre ua ndalon që të festojnë datëlindjet. Urojmë që të paktën të ketë një tortë për vogëlushen!
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?