Disa ditë më parë në media qarkulloi lajmi se Ledri Vula hoqi dorë nga koncertet e tij duke shkaktuar edhe habinë dhe dëshpërimin e fansave për këtë vendim të papritur të tij.
Por, reperi ka sqaruar më në fund arsyet e këtij vendimi.
“Pa asnjë të keqe, thjesht jam lodhur prej koncerteve, kam pasur brenda një viti 130 të tilla” deklaroi ai. Nuk kam qenë asnjë weekend në shtëpi, edhe gjatë verës, kam qenë 2 muaj rresht nëpër koncerte pa qenë fare në shtëpi, ndaj mora vendimin që të shkëputem dhe të marr veten dhe t`ia kthej të njëjtën energji që po më japin njerëzit si publik kur vijnë për të më parë” – është shprehur Ledri ndër të tjera.
Vula e ka pasur gjithmonë familjen pikët e tij më të dobët dhe mesa duket nevoja për të qenë pranë tyre këto kohë, është më e madhe se kurrë.
Sidoqoftë, reperi dha edhe një lajm të mirë për të gjithë admiruesit e shumtë të tij që mezi i po presin të shohin rikthimin e Ledrit në muzikë.
“Po bëhem gati të kthehem shumë shpejt që t`u kthej fansave të gjithë dashurinë që ata po më japin çdo ditë”- tha ai në një emision televiziv.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...