Kjo është arsyeja pse Blero vendosi që të largohet nga shtëpia e BBVK

08:41 | 16 Dhjetor 2023
K.B

Mbrëmë befasia më e madhe gjatë transmetimit të Big Brother Vip Kosova, ishte largimi me dëshirë i këngëtarit Blero.

Blero vendosi që rrugëtimin e tij ta lë përgjysmë, duke u shprehur se nuk ndihet mirë, dhe e ka falënderuar publikun për gjithë mbështetjen.

“E kam të pamundur të dalë nga vetja për këtë format, ka qenë një eksperiencë shumë e mirë për të njohur veten më thellësisht e ndjej me bindje të plotë që e rrugëtimi në këtë format ka marrë fund”.

“Nëse nuk jam mirë vet atëherë nuk i duhem askujt, besoj se njerëzit që më dojnë kanë dëshirë të më shohin mirë. E unë mirë jam vetëm kur të dalë nga këtu sepse për me mujt me qëndru këtu duhet të ndryshoj sjellje, edukatë, karakter, fytyrë dhe moral”.

“E atë send nuk mundem ta bëjë për asnjë çmim në këtë botë. Do të qëndrojë kështu deri në frymëmarrjen e fundit. Jam falënderues përjetësisht për çdo SMS që e keni dërguar për mua, për çdo lavdatë apo kritikë. Lutem që vendimi im mos të ju zhgënjej sepse më besoni e kam një kohë që po luftoj për këtë vendim”.

“Dua të falënderoj familjen time, të dashurën time, shoqërinë time, njerëzit që më kanë mbajtur brenda kësaj shtëpie duke më mbështetur”, ka thënë Blero në letrën e tij.

Ndërsa banorët e tjerë u mërzitën nga ky vendim i këngëtarit, dhe me lot në sy e përcollën atë deri tek dera.

Blero para se të largohej ka pasur disa fjalë për banorët.

Ai iu ka thënë se ishte kënaqësi që ka qenë bashkë me ta dhe ka ndarë këtë eksperiencë, dhe iu ka uruar çdo të mirë.

Në fund ai u përshëndet me Blerandon, ku i tha që ai duhet ta fitojë çmimin e madh.

Dyshja ishin shumë të lidhur me njëri tjetrin, dhe kishin krijuar një aleancë bashkë brenda shtëpisë.

Ndërsa kujtojmë se Blero është zgjedhur edhe si banori i preferuar nga publiku në javët e para./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme