Robin Williams, njëri nga komedianët dhe aktorët më të dashur të botës ia mori jetën vetes më 2014, duke i lënë shumë njerëz të shokuar, hutuar dhe zemërthyer.
Njeriu që ishte i njohur për aftësinë për të bërë të gjithë të qeshin kishte ikur nga kjo botë dhe këtë ia kishte bërë vetes, transmeton portali arbresh.info.
Së fundmi gruaja e Williams ka hedhur dritë mbi vdekjen e tij, duke treguar vështirësitë nëpër të cilat Robin po kalonte në ditët kur kreu vetëvrasjen.
Susan tha për Mirëmëngjesi Amerikë që nuk ishte depresioni ai që vrau Robin Williams, megjithëse ishte një nga 50 simptomat që çuan në aktin final.
Sipas bashkëshortes së Robin, autopsia zbuloi që aktori po vuante nga Demenca, një sëmundje pak a shumë e ngjashme me Alzheimerin që ngadalë ia humb njeriut aftësinë për menduar, arsyetuar dhe funksionuar pa u varur nga dikush.
Susan beson se vetëvrasja e Robin ishte në fund të fundit përpjekja e tij e fundit për të pasur një lloj kontrolli mbi jetën e tij/Arbresh.info/
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...