Pandemia e coronavirusit akoma nuk ka mbaruar e as që i dihet fundi, ndërsa Hollyëoodi tashmë planifikon ta tregojë në ekranin e madh.
Në fakt, në plan është xhirimi i filmit filma “Lockdown”, në të cilin Anne Hathaway do ta luajë rolin kryesor.
Harper’s Bazaar shkruan se është fjala për kombinimin e një komedie romantike dhe drame, me regji të Doug Liman, autor i filmave, si “Mr. & Mrs. Smith” e “The Bourne Identity”.
Xhirimet e filmit pritet të fillojnë në fund të këtij muaji në Londër, ndërsa në njërin prej roleve pritet të luajë edhe ylli i serialit “Peaky Blinders”, Cillian Murphy.
Ngjarja dhe data e publikimit të filmit nuk janë bërë të ditura, ndërsa lajmi për xhirimin e filmit ka nxitur reagime të ndryshme në rrjetet sociale. /Telegrafi/
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...