Në një familje si e Marinës, plot me vajza, sigurisht që është një garë e fortë cila do e kapë buqetën e nuses.
Dhe ashtu ishte. Është edhe një kureshtje e madhe, sepse motrën e vogël, Luanën e njohim të gjithë, por edhe vajzat e tjera të bukura të familjes janë të njohura për publikun.
Pasi çfiti shkëmbeu premtimet dhe Marina u shpall gruaja e Getit, para se të largoheshin për t’u përgatitur për darkën, nusja, tashmë zyrtarisht e martuar, ndali për t’ia kaluar radhën njërës prej vajzave që u grumbulluan pas saj.
Të gjithë ndoshta kanë pritur që Luana, do e kapte buqetën, por nuk do i ketë të gjitha Luana.
Buqetën e kapi njëra nga mbesat e Marinës, vajza e motrës së madhe, Lirës. Marina ka tre mbesa nga kjo motër, Jorin e cila e priti në altar dhe dy binjake Kledisën dhe Klevisën.
Njëra prej tyre, Klevisa e cila kishte veshur gjithashtu fustan të kuq, si e motra, ishte fituesja.
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut