Aktori i famshëm turk me prejardhje nga Prishtina, Kıvanç Tatlıtuğ, dje gjatë natës u shtrua në spital për kontroll shkaku që nuk ndihej mirë.
Sipas mediave turke, transmeton arbresh.info, aktori dje gjatë orëve të natës nuk e ndjeu vetën mirë dhe shkoi në njërën nga spitalet private të Stambollit.
Bëhet e ditur se pas kontrollit të bërë nga ana e mjekëve, aktori u ndalua në spital pasi që dyshohet se është prekur me koronavirus (COVID-19).
Ndërkaq raportohet se aktori së bashku me gruan e tij Başak Dizer, përgjatë dy javëve të kaluara ishte karantinuar në shtëpinë e tij në Kemerburgaz për tu mbrojtur virusi./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...