Ai është një nga aktorët më të famshëm në Turqi dhe shumë i dashur edhe për publikun shqiptar.
Kivanç Tatlitug dhe bashkëshortja e tij Basak Dizer janë një prej çifteve më të përfolur nga mediat turke, të cilët përpiqen të zbulojnë gjithmonë e më shumë nga jeta e çiftit. Basak Dizer, bashkëshortja e Kivanç Tatlitug, ka refuzuar një ofertë mjaft të majme. Bëhet fjalë për një firmë veshjesh, e cila e kishte kërkuar bukuroshen si imazh të saj, me një kontratë me shifra marramendëse. Por, Kivanc nuk ka qenë dakord që ajo të ekspozohet përpara kamerave.
Faktikisht, që prej kohës që ata janë martuar, kanë patur plot oferta për të qenë të dy protagonistë të projekteve të ndryshme, por nuk kanë pranuar. Duket se Kivanc është më tepër xheloz sesa mund të kishim menduar dhe kjo gjë nuk ndryshon as nëse bëhet fjalë për projekte miliona dollarëshe. Tashmë gjërat janë pak më ndryshe, por në fillim të marrëdhënies së tyre, Kivanç nuk donte që partnerja e tij të kapej nga kamerat në asnjë moment e jo më të bënte reklama.
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...