Jonida Vokshi ndau të rejat më të fundit lidhur me jetën e saj duke mos lënë pa folur edhe Big Brother Vip Kosova.
Jeta e saj tashmë prej BBVip Kosova është mes Prishtinës e Tiranës, teksa gjeti kohë për publikun e Ermalit për të komentuar eksperiencën e saj dhe personazhet aty.
“Në rastin e Edonës kam pasur frikë sesi do të reagonin, por duke e njohur Edonën e menduam që do të jetë një personazh shumë i mirë. Edona i ka bërë për vete të gjithë, pasi është një personazh shumë i sinqertë. I thotë gjërat siç i mendon dhe ne kemi nevojë për njerëz të tillë. Edona është pa filtra, ndaj e duan. Mua më vjen shumë mirë që kjo po ndodh, që njerëzit po përqafojnë diversitetin edhe për këta njerëz që ndihen ndryshe. Na ka dalë jashtë parashikimeve sa shumë duan Edonën.”, tha prezantuesja në programin “E diela jonë”
Mund ta linte ajo vendin e prezantueses për të provuar vitin tjetër shtëpinë kosovare?
“Nuk do merrja pjesë në Big Brother, sepse nuk kam pasur një jetë me ulje-ngritje dhe s’kam histori për të treguar.”
onida së fundmi është bekuar me djalin e saj, moment ky sa unik, aq edhe intensiv për shkak të impenjimeve.
“Deri më tani e kam të ndarë mendjen që do kem dy fëmijë. Nuk është se nuk më pëlqen familja e madhe, por më duhet të përkushtohem dhe me profesionin. Jemi akoma në gjetje kujt i ngjan Emi, kujt i ngjan djali. Djali më ngjan mua. Kjo është e sigurt. Prindërimi? Kam menduar se e njoh si ndjesi prej Emit, por ishte një përjetim ndryshe shumë i fortë. Kam qenë e ezauruar plotësisht prej lindjes.”
Brenda pak ditësh një sërë shkeljesh e skandalesh në ministr...
Kosova U19 fiton ndeshjen e fundit, por nuk mjafton për kual...
Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të h...
“Si nuk po të vjen marre, nuk po të njoh se kush je”, Kevini...
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të ...
“Trepça” largon përkohësisht dhe një punëtor, mungoi në punë...