Donaldi, një prej finalistëve të Big Brother VIP është shprehur shumë i prekur në dhomën e rrëfimit për mungesën e Beatrixës në darkën me ish banorët.
I prekur, ai tha se shpresonte që Triksa të ishte mirë edhe pse kishte shumë nevojë për të sidomos tani në fund.“Shpresoj të jetë mirë, mos të mërzitet, kisha shumë nevojë shumë për të sot sidomos tani në fund”, tha Donaldi.
Beatrix vendosi që të mos ishte e pranishme në darkën që do të mbahej me banorët brenda shtëpisë së Big Brother dhe kjo për shkak të një batute të aktorit Ermal Mamaqi.
Ermali theu rregullat duke sjellë informacione nga jashtë dhe përmendur edhe persona të tretë. Kështu ‘Vëllai i Madh’ i kërkoi të largohej nga shtëpia, ndërsa zhvillimi i kësaj batute ka mërzitur shumë artisten.“Do marrim Bora Zemanin si aktore”, u dëgjua të thoshte Ermali, ndërsa Donaldi iu përgjigj: “Kujdesu që ta paguash mirë”.
Donaldi tha gjatë prime-t se ishte një shaka që nuk u nis nga vetë ai, ndërsa u shpreh se nuk e besonte që Beatrix nuk do të ishte pjesë e mbrëmjes, pasi sipas tij ajo e kuptonte këtë situatë. Por sërish vajza nuk ka ardhur në mbrëmje.
Kujtojmë se historia e Bora Zemanit, Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt ka qenë më e komentuara në Big Brother VIP, ndërsa tashmë dy të fundit janë në një lidhje dashurie./blic/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...