Justin Bieber do të udhëtojë në Azi për “Purpose World Tour” dhe në kalendarin e koncerteve mungon Kina.
Bieber numëron me miliona fansa në Kinë dhe shmangia e një koncerti në Pekin nuk është zgjedhje e këngëtarit kanadez.
Autoritetet kineze e kanë ndaluar atë që të performojë në Pekin. E gjithë kjo ka shkaktuar zemërimin e fansave të tij, që kanë pyetur tek Zyra e Kulturës se përse nuk lejohet të këndojë për ta “një artist me vlera të jashtëzakonshme si Justin Bieber”. Përgjigjja ka qenë e shkurtër dhe e thjeshtë përmes faqes zyrtare të internetit të Zyrës së Kulturës. “Justin Bieber është një këngëtar i talentuar, por gjithashtu edhe një këngëtar i huaj problematik.
Ne na shqetëson fakti që ai është përfshirë në një seri sjelljesh të pahijshme të shfaqura edhe gjatë një performance në Kinë, çka shkaktoi mospëlqimin e publikut”, thuhet në deklaratë.
Maqedonci dhe Ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes së SHBA-së flas...
Dukshmëri e ulët për shkak të mjegullës në qafën malore Buko...
Sara-Leos: Nuk ke opinion tëndin, po ndikohesh!
Nju Jork, vritet shefi ekzekutiv i kompanisë “UnitedHealthca...
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes, mbi 10 milionë banorë mbeten...
Rrëzohet Qeveria franceze