Kanye West është një ndër reperët më të perfolur në botë, jo vetëm për muzikën që ai bën, por edhe për shkak të martesës së tij me femrën më të famshme në botë, seksbombën Kim Kardashian.
Por ai gjithashtu është edhe një njeri që prodhon polemika, pasi shkon shpesh kundrejt rrjedhës.
Kur Kanye West së fundmi tërhoqi vëmendjen pas takimit dhe mbështetjes së Donald Trump, të gjithë prisnin që Kim t’i dilte kundër, por bashkëshortja e tij i tregoi se do t’i qëndrojë gjithmonë përkrah.
Në një intervistë së fundmi për “The Messy Truth”, Kim Kardashian foli hapur për mbështetjen e palëkundur ndaj bashkëshortit të saj. Ajo sqaroi se, Kanye e do atë pavarësisht se çfarë kanë thënë njerëzit për videon e saj duke bërë seks. Kjo është një nga gjërat që e ka frymëzuar të jetë gjithmonë krah tij.
“Ai e vendosi veten kundër botës për mua, kur të gjithë i thoshin: ‘Nuk mund të lidhesh me një vajzë që ka dalë në video seksi. Nuk mund të lidhesh me një vajzë “reality-show”. Do të shkatërrojë karrierën’. Të gjithë i thanë këto.
Dhe ai më thoshte mua, ‘Nuk do të më tregojnë ata, se çfarë të bëj. Do të të tregoj, se gjithçka është në rregull’”, tha Kim.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...