Kim u pa mbrëmë në Los Anxhelos, krejt vëmendja tek gishti i katërt i dorës së majtë

09:20 | 7 Janar 2021
Arbresh.info

Kim Kardashian është parë mbrëmë në Los Anxhelos. Zakonisht mediat komentojnë dukjen dhe veshjen e saj, por dalja e mbrëmshme kishte tjetër vëmendje.

Të gjithë kishin fokusin te gishti i katër i dorës së majtë.

Pasi një ditë më parë u përfol divorci me burrin e saj Kanye West, në gishtin e fejesës shihet se Kimi megjithatë kishte unazën multimilionëshe të cilën ia kishte blerë Kanye.

Raportet thonë se lidhja e tyre është në krizë dhe se po planifikohet divorci pas 6 vjetësh martesë.

 

 

 

Të ngjashme