Kim Kardashian shfaqi figurën e saj të jashtëzakonshme ndërsa reklamoi trupin e saj në veshjet Skims, të enjten.
Biznesmenja, 39 vjeçe kishte flokë të kuqe, teksa pozoi në pjesën e pasme të një makine, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Postimi i fundit i Kim vjen mes pretendimeve që burri i saj Kanye West, 43 vjeç, është në mes të një episodi serioz bipolar pasi frika për shëndetin e tij mendor u nxit gjatë intervistës së tij të diskutueshme të Forbes për kandidimin e tij për President të Shteteve të Bashkuara.
Kim tregoi fizikun e saj të famshëm dhe këmbët e gjata ndërsa kishte mbathur një palë taka dhe kishte veshur një bodysuit.
Në mbishkrimin që ua la fotove, ajo tregoi se shumë shpejt publikohet linja e re e produkteve “Skims”.
‘Të disponueshme në 4 ngjyra dhe në madhësi XXS – 4X më 14 korrik në 9:00 PT / 12:00 ET. Bashkohuni me listën e pritjes tani në SKIMS.COM për të marrë qasje të hershme në dyqan”, shkruan Kim.
Gjithashtu të enjten, ajo u pa duke xhiruar Keeping Up With The Kardashians në Malibu me shoqen e saj Malika Haqq.
Familja e Kim kanë pohuar se Kanye është në mes të një episodi bipolar dhe se janë të shqetësuar për këtë gjë.
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës