Ajo është munduar të qëndrojë sa më larg vëmendjes që nga grabitja e saj në Paris, tetorin e kaluar por Kim është rikthyer në ekran për të qënë e pranishme në programin “The Ellen DeGeneres Show”, ku ka treguar se pas grabitjes ajo është një femër ndryshe.
36-vjeçarja ka thënë se është me fat që zgjohet nga gjumi në mëngjes dhe se për të nuk kanë më rëndësi gjërat materiale. Ajo thjesht dëshiron të jetë një nënë e mirë për fëmijët e saj, Saint dhe North.
“Nuk dua të qaj më por ndjej se këto gjëra ndodhin në jetë për të të dhënë një mësim të mirë. Kam qënë shumë materialiste më parë, jo se është ndonjë gjë e keqe të kesh dhe të punosh shumë për t’i patur ato gjëra por tani jam e lumtur që kujdesem për fëmijët e mi. Nuk më intereson më ana materiale. Seriozisht nuk më interesojnë më”.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...