Kim shpërthen në lot për Kanye: “Do të bëja gjithçka për të rikthyer personin me të cilin u martova”

13:38 | 29 Qershor 2023
K.B

Në episodin e ri të “The Kardashians”,  Kim Kardashian rrëfen se e pati shumë të vështirë që ta besonte se sa shumë reperi Kanye West ndryshoi që nga periudha e martesës e deri në divorcin e tyre të shumëpërfolur.

Themeluesja e SKIMS shpërtheu në lot dhe i tregoi motrës së saj, Khloé se nuk ishte aspak mirë.

E përlotur, Kim u shpreh se “nuk mundej më” dhe se “Kanye është kaq ndryshe nga personi me të cilin u martua.

Ashtu e mbaj mend dhe ai ishte personi me të cilin u martova. Do të bëja gjithçka për ta rikthyer atë person”, u shpreh Kim.

Kim dhe Kanye u divorcuan në mars të vitit 2022.

Ata nisën të dilnin së bashku në vitin 2011 dhe kanë 4 fëmijë: North, Saint, Cicago dhe Psalm.

Në episodin e 1 qershorit, Kim foli për sjelljen e Kanye-s, duke përfshirë edhe sulmet online, apo aludimet e tij mbi familjen e saj.

“Është gjëja më e vështirë që të shohësh dikë që ke dashur dhe me të cilin ke pasur një familje, që të sillet kaq ndryshe nga ai që ke njohur. Ndonjëherë ndihem sikur kam prekur fundin, por ky është rrugëtimi i tij dhe ai duhet ta zbulojë vetë. Më parë vrapoja dhe i telefonoja të gjithë, pa dijeninë e tij dhe mendoja “do të rregullohet, mos u shqetëso, thjesht jepi edhe një mundësi”, tha 42-vjeçarja, por pranoi se nuk kishte më energji që ta bënte këtë.

Në intervistën e fundit me Vogue Italia, Kim tregoi se më në fund ia doli të rikthehej te vetja dhe të tejkalonte vështirësitë nga divorci me Kanye. Ajo u shpreh: “Ndihem si një person i ri. Më parë, vetëbesimi im varej nga një partner, mendimin e të cilit e besoja shumë. Kur ndodh kjo, le të themi se ti e humb mendimin tënd. Tani jam në periudhën që thjesht dua të bëj gjënë e duhur”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme