Kim Kardashian zbulon pahiri gjininë e fëmijës së tretë

22:10 | 16 Nëntor 2017
Arbresh.info

Gjatë një interviste televizive, ylli televiziv amerikan, Kim Kardashian, ka zbuluar pa dashje gjininë e fëmijës, i cili duhet të lindë në janarin që vjen, nga një surrogate.
Pas vajzës (North, 4 vjeçe) dhe djalit (Saint, 2 vjeç), një tjetër vajzë në horizont për Kim Kardashian dhe Kanye West.

Duke folur për foshnjën, Kim ka deklaruar: “North më ka kërkuar nëse mund të luajë me dhuratat, në mënyrë që t’i provojë për të motrën…”.

Një zbulim që ka shpëtuar pa dashje nga goja e Kim dhe menjëherë e nënvizuar nga prezantuesja: “(Vajza juaj North) është një riparuese lojërash… dhe tani sapo na the se pret një bebe vajzë”.

Pas një shtatzënie të dytë të vështirë, familja po e ndjek nga afër situatën për t’u siguruar që gjithçka vijon në mënyrën më të mirë.

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme