Kim Kardashian ylli që ka bërë karrierë të bujshme ka ndarë me publikun një detaj nga jeta e saj, përkatësisht nga shëndeti.
Kim vuan nga një sëmundje kronike e lëkurës nuk është e theksuar dhe nuk dihet shkaktari i saktë, shkruan portali arbresh.info
Kjo lloj e sëmundjes së lëkurës quhet ‘Psoriasis’, dhe është përhapur në të gjithë trupin e saj, kjo bëri që Kim të kërkoj ndihmë përmes rrjeteve sociale.
“Unë mendoj se është koha për të filluar përdorimin e ilaçeve psoriasis. Kurrë nuk kam qenë në këtë gjendje dhe nuk mund ta mbuloj. E kam në të gjithë trupin.”
“A ka ndonjë prej jush përvojë dhe kurrë anti-psoriasis dhe cili është më i miri? Më ndihmoni sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkroi Kim në Twitter.
“Në këmbën e djathtë ka një pjesë ku psoriasis është shumë i dukshëm dhe nuk jam ndalur së përpjekuri ta fsheh. Tani të gjithë e dinë se e kam, prandaj pse duhet ta fsheh”, tha Kim dhe shtoi “Pas gjithë këtyre viteve, kam mësuar të jetoj me të”.
Ndryshe, Kim është e martuar me reperin me famë botërore, Kanye West, dhe së bashku kanë tre fëmijë: vajzat North dhe Chikago, dhe djalin, Saint. /arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...