Ylli televiziv, Kim Kardashian po e përkrah burrin e saj edhe pas shkakve të tij të çuditshme në Twitter.
39-vjeçarja po vazhdon të mbështesë burrin Kanye West mes luftës së tij me shëndetin mendor, shkrujnë mediat e huaja, transmeton portali arbresh.info
Kanye West kohët e fundit u kënaq me “tweet-a” të çuditshme në Twitter, ku shfaq pamje duke urinuar mbi një trofe “Grammy”.
Pavarësisht se ka ofruar mbështetje privatisht, Kardashian nuk ka komentuar publikisht për çmenduritë e fundit të burrit të saj.
Në lajmin e tij më të fundit në Twitter, i cili ndodhi vetëm të mërkurën e kaluar, Kanye bëri shaka se gruaja e tij do ta përfaqësonte atë në procedurat ligjore, duke iu referuar praktikës katër vjeçare të Kim për drejtësi nën mbikëqyrjen e avokatëve Erin Haney dhe Jessica Jackson.
Kim dhe Kanye, të cilët u martuan në vitin 2014, kanë katër fëmijë së bashku, North, Chicago, Saint, dhe Psalm.
Ai madje pranoi para 30.9 milionë ndjekësve të tij se ishte përpjekur të divorcohej nga Kim për dy vjet rresht.
West së fundi sulmoi “Universal” dhe “Sony Music”, duke provuar të rimarrë të drejtat e tij autoriale.
Po ashtu, ai publikoi fotografi duke urinuar në një nga 21 “Grammyt” që i kishte fituar, teksa trofeun e kishte vendosur në guaskë tualeti. /arbresh.info/
Ngjarjet e ditës së sotme
Begaj uron Krishtlindjet: Kjo festë e ndritur na fton të ref...
Vajzat e shtëpisë e ‘kallin’ festën me kërcime sensuale
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Rama: Ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, gëzuar Kri...
Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karrier...