Kim Kardashian takon fëmijët me të dashurin e ri – Pete Davidson shihet në shoqëri të North

15:23 | 6 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Kim Kardashian ka hedhur një hap të madh në një lidhje që po bëhet gjithnjë e më serioze – i dashuri i saj, Pete Davidson, tashmë ka takuar fëmijët e yllit televiziv.

Pete dhe North West u panë të dielën (3 prill) duke vozitur makinën rozë që Kris Jenner i dhuroi Kimit për festën e Krishtlindjeve.

Ata po udhëtonin me një makinë elektrike Moke për rreth 30 minuta kështu që Pete nuk nxitonte për të parë “Grammy Aëards” që u shfaq të njëjtën natë, shkruan TMZ.

Ndonëse nuk është kapur nga kamerat, thuhet se Penelope Disick ishte gjithashtu pjesë e argëtimit të tyre, duke e bërë këtë një çështje familjare.

Kim dhe Pete tani janë në lidhje për rreth 6 muaj, kështu që takimi Pete me fëmijët nuk është për tu habitur.

Në shumë raste divorci, ish-partnerët pajtohen që kushdo me të cilin ata lidhen në mënyrë romantike nuk mund të jetë rreth fëmijëve … zakonisht për 6 muaj, kështu që prezantimi i Pete është në përputhje me normën.

Pete tani është përfshirë në klanin Kardashian, ndërsa ai gjithashtu u tha se ka takuar të dashurën me gjyshërit e tij./Telegrafi/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme