Kim Kardashian shijon mbrëmjen me miket e saj

21:16 | 5 Mars 2021
Arditë Shkodra

Kim Kardashian tashmë është duke shijuar statusin e saj si beqare.

Përkundër faktit se pati disa mosmarrëveshje me Kanye West dhe përfunduan me divorc, ajo ende po shëtitet në vende të ndryshme, shkruan Daily Mail.

Së fundmi 40-vjeçarja është parë në një lokal, ku po kalonte për mrekulli me disa mike të saj.

Ajo çka mori më shumë vëmendje ishte pozat e saj atraktive, teksa u vu re se nuk e kishte të vendosur unazën e martesës,.

Derisa merrte poza para kamerës, padyshim që nuk ka lënë pa theksuar tiparet e tonifikuara trupore.

Sidoqoftë kësaj, flitet se Kanye në anën tjetër nuk po e heq unazë, ani pse janë në prag të ndarjes edhe zyrtarisht.

Vlen të përmendet se dyshja kanë qenë të martuar për shtatë vite, ndërsa ndajnë katër fëmijë së bashku.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme