Kim Kardashian shfaqet vetëm me të brendshme

18:41 | 20 Mars 2019
A. B.

Kim Kardashian vazhdon të jetë një prej femrave më të komentuara në mbarë botën.

Paraqitjet e saj në rrjetet sociale bëhen gjithnjë temë e mediave, ndërsa është e njohur kryesisht për postimet e saj provokuese, shkruan portali arbresh.info.

Së fundmi Kim Kardashian ka bashkëpunuar me markën e njohur të syzeve “Carolina Lemke”.

Ajo ka publikuar disa imazhe në llogarinë e saj personale në ‘Instagram’, nga reklama për brendin e syzeve, e një të tillë e ka postuar edhe së fundi.

Në atë foto, bukuroshja shfaqet gjysmë e zhveshur, ku në pjesën e sipërme bart vetëm reçipeta të zeza derisa po vishte këmishen e bardhë.

https://www.instagram.com/p/BvPKxpfHnwh/?utm_source=ig_embed

Ndryshe, ajo dhe bashkëshorti i saj, Kanye West, do të bëhen prindër për herë të katërt së shpejti, ndërsa fëmijën e tyre do ta sjellë në jetë një nënë surrogate./ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme