Nëse jeni ndër miliona ndjekësit e Kim Kardashian në Instagram, e dini se ajo vuan nga sëmundja e psoriazës. Kjo sëmundje autoimune e lëkurës është mjaft e shpeshtë në SHBA, e cila prek rreth 8 milionë amerikanë, edhe pse mjekët nuk kanë gjetur ende kurë, fatmirësisht ka mënyra se si të trajtohet.
Ylli 38-vjeçar zbuluan se ajo kishte disa simptoma shqetësuese.
“Jam ndier kaq e lodhur dhe duart e mia janë vërtetë të fryra”, tha ajo. “Ndihem sikur po copëtohem. Duart e mia janë të mpira”.
Kardashian West spekuloi se bazuar në simptomat ajo besonte se ajo mund të ketë artrit reumatoid por vendosi të kërkojë një mendim profesional.
“Është kaq e frikshme”, tha ajo. “Kështu që, duhet të shkoj te mjeku dhe të shoh se çfarë po ndodh sepse nuk mund të jetoj kështu”.
Mjeku i saj thirri me lajmin se testet e saj të gjakut zbuluan antitrupa të shoqëruar me lupus dhe artrit reumatoid që e lanë Kardashian West në lot dhe “duke u frikësuar”.
Sipas Klinikës Mayo, lupus është një sëmundje autoimune që shfaqet kur sistemi imunitar i një personi sulmon indet dhe organet e tyre, duke shkaktuar inflamacion i cili mund të ndikojë në sisteme të ndryshme të trupit.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...