Super ylli Kim Kardashian West, po vazhdon të qëndrojë e karantinuar në shtëpinë e saj në Los Angeles.
Ajo po tregohet shumë aktive gjatë këtyre ditëve në rrjetet sociale, duke ndarë me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria, apo edhe duke i këshilluar që të qëndrojnë të qenë në këtë kohë pandemie.
Së fundmi, 39-vjearja publikoi një fotografi me dy nga personat më të dashur të saj dhe si rrallëherë, ka prezantuar para kamerës gjyshen e saj.
Në këtë fotografi të ndarë me 166 milionë ndjekësit e saj në Instagram, Kim shfaqet duke pozuar pranë nënës së saj, Kris Jenner, dhe gjyshes, Mary Jo Campbell.
Që të tria duken bionde në këtë fotografi, ndërsa kanë marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e Kimit.
“Femrat e mia të preferuara. Fakt qesharak, gjyshja ime ka një llogari të mërzitshme të IG për të parë se çfarë bëjmë ne të gjithë”, shkroi Kardashian në mbishkrimin e kësaj fotografie.
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision