Kim Kardashian ka vazhduar të sjellë imazhe dhe një vështrim më të afërt të marrëdhënies së saj me të dashurin Pete Davidson edhe përmes rrjeteve sociale.
42-vjeçarja ndau disa foto të ëmbla të saj me yllin e “Saturday Night Live”, 28 vjeç, nga premiera e fundit e “The Kardashians” për të festuar suksesin e shfaqjes në Hulu.
“Premiera e Kardashians. Ne e dhamë premierën dy javë më parë dhe jam e mahnitur që patëm premierën më të shikuar në historinë e Hulu! Tejet mirënjohjes kur e dëgjuam atë lajm!!”, ka shkruar Kim në mbishkrimin e imazheve.
Themeluesja e “Skims” vuri në dukje gjithashtu se ajo ndihej e “nderuar” të vishte një fustan nga i ndjeri Manfred Thierry Mugler në ngjarjen në Los Angeles.
“Manfred Mugler ma bëri këtë fustan vitin e kaluar para se të vdiste dhe thjesht ndjeva magjinë tek ai kur e vesha!”, shtoi ajo.
Ndonëse Kardashian shfaqet e vetme në shumicën e fotove të reja, tre prej tyre shohin Davidson duke qëndruar pranë saj teksa ajo del nga një makinë dhe më pas i mban dorën para se të shkojë në tapetin e kuq.
Një ngjarje tjetër që Kardashian dhe Davidson do të marrin pjesë së bashku është ‘Darka e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë 2022’ këtë fundjavë në Washington.
Theksojmë që muaj më parë Kim u shpall zyrtarisht beqare pas divorcit me reperin, Kanye West me të cilin ka katër fëmijë. /Telegrafi/
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Nicole Kidman zbulon filmin e saj të preferuar të të gjitha ...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!