Ylli televiziv, Kim Kardashian ditë më parë u nda nga bashkëshorti i saj, Kanye West pas shtatë viteve martesë.
Në paraqitjen e parë në publik pas ndarjes, Kim u shfaq tejet e bukur, shkruan Daily Mail transmeton portali arbresh.info
40-vjeçarja shfaqi fizikun e saj perfekt me një fustan të ngushtë, ndërsa shijonte një natë vajzash me motrën Kourtney, shoqen e saj më të mirë La La Anthony dhe ish ndihmësen, Stephanie Shepherd.
Kim mori plotësisht vëmendjen, teksa doli me një fustan ngjyrë të gjelbër tejet të ngushtë që ia theksonte tiparet trupore.
Flokët e saj ngjyrë kafe ishin të ndara në mes dhe të shndërruara me kaçurrela derisa i kishte lëshuar në shpinë.
Ylli i “Keeping Up The Kardashians”, kishte mbathur një palë sandale me ngjyrë të gjelbër kombinuar me fustanin bizhuteritë nuk i kishte lënë anash, bukuroshja kishte vendosur disa gjerdanë ari në qafë dhe një unazë.
Kujtojmë se, sipas dokumenteve të divorcit, Kim kërkoi kujdestari të përbashkët për katër fëmijët e tyre. Ende nuk është mësuar se si fëmijët do ta ndajnë kohën e tyre midis prindërve ndërsa Kim jeton në Kaliforni dhe Kanye duket se ndodhet në fermën Wyoming këto ditë.
Përveç Psalmit, çifti kanë edhe tre fëmijë të tjerë: North, shtatë vjeçe, Saint, pesë vjeç dhe Chicago, tre vjeçe. / arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...