Ylli Kim Kardashian ka raportuar së fundmi përmes disa dokumenteve ligjore se sa influencuese dhe e fuqishme është.
Ajo ka ngritur padi ndaj kompanisë “Missguided USA”, e cila sipas saj ka shrytëzuar imazhin e Kardashianit për reklamë, pa marrë miratim nga ajo shkruan Telegrafi.
Ndër të tjerash, në dosjen e dorëzuar në Gjykatë, Kim përmend faktin se ajo fiton nga 300 deri në 500 mijë dollarë për një postim në Instagram.
Sipas saj, është jo e rregullt që kompania të reklamojë me imazhin e saj pa pasur marrëveshje, dhe për këtë arsye ajo i ka paditur ata me dëmshpërblimin prej pesë milionë dollarëve.
Megjithatë, “Missguided USA” edhe pse të paditur nuk kanë vendosur fare t’i kundërpërgjigjen Kimit.
Në akt-padi, 38-vjeçarja nuk ka lënë pa përmendur edhe faktin se merr oferta të majme nga kompani të ndryshme për t’i reklamuar në Instagram, por që edhe i refuzon me raste kur produktet e kompanisë nuk i pëlqejnë.
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...